Ministrat nga PDK-ja debatojnë për produktet që kanë hyrë nga Serbia para taksës


11/01/2019

“Kemi bërë konsulta edhe me ministrin e Financave dhe drejtorin e Doganave, ditën kur kemi marrë vendim për masën 100% kanë ekzistuar mallra që kanë hy në Kosovë por kanë qenë të padoganuara, ato mallra janë të pa zhdoganuara dhe sipërmarrësve ju duhet të paguajnë dyfishin. Për bindjen time ky nuk e prek vendimin dhe unë ju kisha lut që ta kryejmë sepse ky veprim nuk vjen ndesh me taksën”, tha Haradinaj.

Mirëpo, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kërkoi analizim të kësaj çështjeje sepse, sipas tij, mund të krijojë hapësirë për keqpërdorime.

“Propozim vendimin lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Kosovës para vendosjes së taksës prej 100% duhet të analizohet mirë edhe nga Ministria e Tregtisë mendoj qe nuk duhet të hiqet sepse është gabim. Hapim mundësi për keqpërdorime të reja. Si shtet duhet ta marrim koston përsipër dhe mos të zmbrapsemi deri sa të arrihet qëllimi ynë politik për të cilën e kemi marrë”.

“Ne nuk kemi marrë për bazë analiza as asgjë kur e kemi vendosur taksën, është vendim politik dhe mendoj që duhet të mbesë i tillë”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga Bedri Hamza të tregojë se sa është sasia e mallit që ka hyrë në Kosovë.

Mirëpo, Hamza ka thënë se nuk ka të dhëna sepse nuk është kërkuar nga ai të vijë në mbledhje me këto informacione.

“Masa është vendosur mbi bazën e akcizës dhe nuk ka qenë kjo taksë e doganës. Besoj që zyra ligjore këtë rast ajo e doganës është e obliguar ta respektojë legjislacionin sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi. Taksa nuk është vendosur në bazë të ligjit të doganave të Kosovës. Nga unë nuk është kërkuar të dihet sa është sasia e këtij malli qe ka hyrë pa doganim”, ka thënë Hamza.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart