Ministrat dhe deputetët e Listës Serbe marrin paga dhe nuk dalin në punë


18/12/2018

Ka dhjetë muaj që nuk ka dalë rregullisht në punë.

Por ministri i bujqësisë, Nenad Rikallo, sikur edhe të tjerët nga Lista Serbe nuk kanë hequr dorë nga beneficionet e shtetit të Kosovës.

Kjo pasi Lista serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, vendosi të largohet nga qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë muajit mars të këtij viti.

I BOJKOTOJNË INSTITUCIONET, POR JO PAGAT

Madje Nenad Rikallo nuk doli as të martën të raportojë para Komisionit për Bujqësi, lidhur me buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2019.

Zëvendësi i tij, Mevludin Krasniqi, u mundua ta arsyetojë ministrin e Listës Serbe.

Rikallo bashkë me zëvendëskryeministrin Dalibor Jevtiq dhe ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Tedosijevic kanë marrë goxha para nga kuleta e shtetit.

Të tre bashkë buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar 65 mijë euro mijë euro ani pse kanë bojkotuar institucionet e vendit.

Edhe dhjetë deputetët e Listës Serbe që nga 22 nëntori nuk kanë marrë pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Këtë e konfirmoj për T7 edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Megjithatë deputet serb ja kanë harxhuar 14,888 mijë euro buxhetit të shtetit.

Për këtë hulumtuesi i lartë i KDI-së, Artan Murati thotë se kanë ngritur zërin shpesh, por që deputet nuk kanë vullnet për ta bërë një gjë të tillë.

Lista serbe u largua nga qeveria e Kosovës pasi që institucionet e Kosovës, më 26 mars, kishin arrestuar shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart