Mikullovci mbyll seancën, s’ka kuorum 


10/08/2017

Mikullovci tregoi se në sallë ndodhen vetëm 59 deputetë. 

Në sallë, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë munguar deputetët e koalicionit PAN, të cilët do të duhet ta propozonin kandidatin për kryetar të Kuvendit, si koalicion fitues. 

Përveç, PAN, në sallë nuk kanë qenë as deputetët e minoriteteve, shkruan Gazeta Express. 

As Teuta Rugova nuk është parë të jetë e pranishme. 

Kryesuesi i Kuvendit, deputeti më i vjetër për nga mosha, Adem Mikullovci, përkundër se ka njoftuar se nuk ka kuorum për zhvillimin e punimeve të seancës së 10 gushtit, ai më pas i ka dhenë fjalën shefit të grupit parlamentar të tij, Glauk Konjufcës së VV-së. /GazetaExpress/. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart