Meksika ia bën me dije Trumpit, s’paguajmë për ndërtimin e murit kufitar


10/11/2016

“Të paguajmë për një mur nuk është pjesë e vizionit tonë,” ka thënë ajo për televizionin lokal, pas fitores së miliarderit Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, transmeton Express.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump u pat zotuar se do ta ndërtonte një mur masiv përgjatë kufirit amerikan me Meksikën, dhe atë më paratë e Meksikës.

Ruiz Massieu ka thënë se qeveria meksikane mban kontakt me ekipin e Trumpit qëkur ai vizitoi Meksikën në gusht të këtij viti./Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart