Më në fund edhe Esat Pashës i bëhen nderimet pranë varrit – nga Serbia (Foto/Video)


15/11/2014

Ish-politikani nga Tirana u vizitua nga Ministri i Punës i Serbisë Aleksander Vulin. Ai vendosi kurorë lulesh në nderim të tij, për siç tha kontributin e tij për Serbinë.

“Serbia i kujton heronjtë e saj por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishe mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftë edhe e jona”, tha Vulin, raporton Klan Kosova.

Sipas tij, Esat Pasha duhet kujtuar përherë ngaqë përveç se u varros pranë serbëve në varrezat e Parisit, ndihmoi forcat ushtarake serbe për të depërtuar në Shqipëri.

“Esat Pasha është shembull se si shqiptarët dhe serbët do të duhet të bashkëpunonin, rruga e tij ishte rruga e mirëkuptimit e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ai ishte shqiptar që i donte serbët për këtë arsye nuk bën të harrohet”, tha Vulin.

Vulin per Esat Pashen by GazetaExpressTV

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart