Maqedonia ka të drejtë ta mbrojë kufirin e vet, thotë zëdhënësi i Qeverisë gjermane


12/04/2016

Sipas
pozitave të Berlinit, çdo shtet duhet që kufijtë e vet t’i mbrojë në pajtim me
standardet ndërkombëtare.


një pyetje të drejtpërdrejtë nëse Gjermania do ta dënojë përdorimin e plumbave
të gomës dhe gazin lotsjellës kundër refugjatëve, Zajbert deklaroi se tentimet
e refugjatëve për ta kaluar kufirin janë zgjidhje e cila nuk jep shpresë,
ndërsa kontrolli i kufijve ndërkombëtarë në çdo vend duhet të jetë në kuadër të
standardeve ndërkombëtare.

Sipas
zëdhënësit të Qeverisë gjermane, Berlini është i shqetësuar për kushtet e rënda
për akomodimin e refugjatëve në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe
për tensionet në linjën kufitare në dy ditët e fundit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart