Maqedoni: Paraburgim prej 30 ditësh për ish-ministrin dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë


14/11/2018

“Këshilli Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup, duke vepruar për propozimin e Prokurorisë Publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve, për përcaktimin e masave për sigurimin e pranisë kundër M.J. dhe K.B. të përfshirë në lëndën e prokurorisë të quajtur si “Titanik”, pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive për propozimin solli vendime me të cilat e pranoi propozimin dhe dy personave u përcaktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazave të nenit 165 paragrafi 1 pika 1 të LPP gjegjësisht “nëse ekzistojnë rrethana të tjera të cilat tregojnë për rrezikun për arratisje”, thuhet në kumtesë.

Janakieski dhe Bozhinovski herët në mëngjes janë ndaluar dhe dërguar në burgun e Shutkës. Ndalimi i tyre pason pas arratisjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski në Hungari ku kërkoi azil politik.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart