Maqedoni – LD: Më 5 qershor nuk do të ketë zgjedhje


11/04/2016

“Paralajmërojmë për probleme të mundshme të sigurisë nëse në MPB nuk shembet parimi i hierarkisë dhe më tej po praktikohet veprimi paralel i zëvendësministrit plotësues. Për këtë, LD, kërkon që Qeveria t’i tërheqë vendimet kadrovike individuale sepse ato shkaktojnë kaos dhe paralizë të institucionit më vital. Këto vendime janë kundër Kushtetutës dhe kundër ligjeve dhe për këtë Gjykata Kushtetuese duhet me kohë t’i suspendojë dhe këto vendime Qeveria t’i shfuqizojë”, thuhet në kumtesën e partisë së Pavle Trajanovit.

Sipas tyre, Republika e Maqedonisë është në krizë, dhe bëjnë thirrje për dialog politik për riaktivizimin e Parlamentit dhe zhbllokimin e institucioneve tjera për t’u zbatuar reformat dhe të krijohen kushte për zgjedhje.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart