Maduro: Qeveria amerikane është një bandë ekstremistësh


12/02/2019

Gjatë një interviste për BBC-në, Maduro ka thënë se nuk do ta lejojë futjen e ndihmave humanitare në Venezuelë sepse kjo do të përdorej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta justifikuar intervenimin e tyre në këtë vend. “Ata po kërcënojnë me dhunë me qëllim që ta marrin kontrollin në Venezuelë”, tha ai.

Maduro është duke u përballur me presion të brendshëm dhe të jashtëm për t’i shpallur zgjedhjet e parakohshme për shkak të rëndimit të krizës ekonomike, rritjes së korrupsionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Në anën tjetër, Guaido ka organizuar protestë që do të mbahet gjatë ditës së sotme.

Marrëdhëniet mes Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara edhe para ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump. Sidoqoftë, ato u tensionuan edhe më tepër kur presidenti amerikan e njohu Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Si kundërpërgjigje, Venezuela i ndërpreu plotësisht marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart