Maduro falënderon ushtrinë për përkrahjen ndaj tij


10/03/2019

Gjatë një tubimi, Maduro gjithashtu e ka fajësuar opozitën për organizim të sulmeve kibernetike që kanë shkaktuar ndërprerje të madhe të rrymës në shumë pjesë të vendit. Këto deklarata të tij erdhën në ditën kur në Venezuelë u organizuan protesta nga grupet që e përkrahin qeverinë dhe nga opozita.

Maduro e ka pasur vazhdimisht mbështetjen e ushtrisë dhe aleatëve të ngushtë, Rusisë dhe Kinës që nga koha kur Guaido e shpalli veten president të përkohshëm më 23 janar të këtij viti.

Duke folur nga pallati presidencial “Miraflores”, Maduro tha se Guaido është thjesht një palaço dhe kukull e Shteteve të Bashkuara.

“Ata i ftuan forcat e armatosura për të organizuar puç ushtarak dhe përgjigjja e tyre ishte e qartë. Ata i mposhtën komplotistët”, tha Maduro.

Përndryshe, policia është përleshur me disa protestues të opozitës, duke përdorur sprej për ta shpërndarë turmën e njerëzve, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart