Lladrovci padit Drenorin për shpifje, i kërkon 20 mijë euro dëmshpërblim


12/02/2019

Ai ka deponuar padinë e radhës kundër Xhavit Drenorit.

“Më datën 08.02.2019, i padituri z. Xhavit Drenori në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook, ka postuar një shkrim ku më fyen e më ofendon rëndë, duke më krahasuar me diktatorët më të rrezikshëm të të gjitha kohërave”, thuhet mes tjerash në padinë e Lladrovcit.

Sipas tij, Drenori ka shpifur edhe për shkollimin e tij.

“Me shkollë të mesme (i ngelur e përjashtuar ‘për të mira’, e duke blerë diplomë të shkollës së mesme në Suhareke)”, thuhet tutje në padi. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart