Lirohet në mungesë të provave njëri prej policëve të arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit


22/02/2019

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë për Gazetën Express se ai e ka kërkuar lirimin e policit Dragisha Markoviq, në mungesë të provave relevante.

“Kam kërkuar që polici që ka qenë në vendin e ngjarjes të lirohet në mungesë të provave. Ndërsa, Marko Rosiç dhe Nedelkjo Spasojeviç kam kërkuar që t’i vazhdohet paraburgimi për dy të tjerët”, ka thënë prokurori Hoxha. 

Dy të dyshuarit e tjerë, që do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, janë Marko Rosiq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dhe Ndeljko Spasojeviç. 

Tre të dyshuarit u arrestuan gjatë një operacioni të kryer nga njësitë speciale të Kosovës në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit, ndërsa atë ditë target in Policisë ishte edhe Milan Radojçiç, që konsiderohet nga njerëzit më të fuqishëm të Veriut.

Radojciq, i cili zyrtarisht është nënkryetar i Listës Srpska, po kërkohet si i dyshuari kryesor në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në janar të 2018’ës.

Në janar e këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ka lëshuar urdhër arresti.

Radojciq ndërkaq po ekspozohet shpesh në Beograd. Ai sot është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, prej ku kanë kërkuar nga serbët e Kosovës të mos bëhen pjesë e ushtrisë. /A.Ademi/Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart