​Limaj: Nëse Serbia nuk zotohet për njohje, s’kemi çka bisedojmë


21/02/2019

Limaj fillimisht ka thënë se ketë lutje e ka në drejtim të partive në pushtet dhe atyre në opozitë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se forcat politike duhet të lexojnë mirë mesazhet duke aluduar në letrat e presidentit Trump.

Ai thotë se është krijuar një momentum i rëndësishëm. 

“Dy muaj na kanë shkuar duke thënë kush e bëri taksën. Tash po shtyhemi për të thënë kush po e mban. Institucionet shtetërore e kanë bërë dhe po e mbajnë. Nuk po e mban një individë. Kjo sjellje e dëmton vendin”, ka thënë Limaj në emisionin ‘Click’.
Interes shtetëror, sipas tij, është më i dhënë mundësi dialogut. 

“Vendimet politike nuk janë të përhershme. Janë dhjetëra arsye pse kemi ngritë taksën. Taksa tash duhet të rinegociohet me Serbinë. Bosna është e gatshme sot me rinegociu. Edhe Serbia ka dhënë sinjale. Kjo i jep mundësi edhe pushimit të arsyeve pse është ngritë taksa edhe i jep mundësi dialogut”, ka shtuar Limaj.

“Kosovës i duhet një marrëveshje që implementohet dhe promovon shtetin tonë. Marrëveshje që garanton stabilitet në rajon. Ne po shkojmë me i përmbylle telashet. Do të vijë një marrëveshje e cila pranohet dhe implementohet në teren”, ka thënë Limaj.

Krejt në fund, Limaj ka thënë se nëse Serbia nuk zotohet për njohje të Kosovës, atëhere nuk ka cka të bisedohet.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart