Limaj komenton kërkesën e Ambasadës amerikane për taksën, thotë se ajo nuk hiqet vetvetiu - Gazeta Express

Limaj komenton kërkesën e Ambasadës amerikane për taksën, thotë se ajo nuk hiqet vetvetiu

25/01/2019 21:41

Ai ka thënë se të gjithë e kanë kuptuar  mesazhin që ka çuar Kosova me këtë taksë.  Limaj ka thënë se ka ndryshim të diskursit qeverisës. Kosova, thotë Limaj se po pozicionohet ndryshe.

“Kosova nuk mund të trajtohet ashtu siç është trajtuar nga vendet fqinjë, e cila angazhohet për ta rrënuar Kosovën dhe të njëjtën kohë synon tregun e Kosovës. Ajo e ofendon qytetarin e Kosovë, prandaj kemi ndryshuar kurs”, ka thënë Limaj në ‘RTV Dukagjini’.

Më tutje, kryetari i Nismës ka thënë se ka ardhur një moment kur duhet të shikohet se a kanë pushuar arsyet për vendosjen e taksës.

 Limaj ka thënë se Serbia ka dhënë disa sinjale dhe janë të gatshëm më arrit një marrëveshje si të dilet nga kjo situatë.

“Ne kemi ardhur në një moment kur duhet të shohim se a po pushojnë arsyet për vendosjen e taksës. Pozicioni i Kosovës po merr trajtim tjetër. Serbia ka bërë disa sinjale dhe oferta. Ka sinjale që janë të gatshëm me arrit një marrëveshje si të dilet nga kjo situatë”.

Limaj ka thënë se kurrë më asnjëherë nuk do të futen mallra në Kosovë me emërtime jo kushtetuese duke paralajmëruar reciprocitet.

“Kosova është e gatshme me ja dhanë një mundësi dialogut. Një dialog serioz me agjende të qartë. Vendi ka ndryshuar, Pozicioni i vendit ka ndryshu. Reciprocitet duhet të aplikohet”, ka shtuar Limaj.

“Kosova nuk bën veprime në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është bashkëpronare e lirisë”, ka thënë Limaj.