Libri i ri për Trump-in zbulon detaje të tmerrshme për të dhe gruan e tij


04/01/2018

Libri i ri i Micheal Wolff, i quajtur “Zjarr dhe tërbim”, tregon detaje nga brendia e Shtëpisë së Bardhë, të cilën ai e përkufizon si ‘’një punë fiksioni’’ nga Trump-i, miliarderi kaotik që nuk kishte dashur t’i fitojë kurrë zgjedhjet në SHBA.

Wolff zbulon detaje nga fitorja marramendëse politike e Trump-it, flet për aleatët, armiqtë e tij dhe për gruan e tij të tretë Melanian.

Në libër thuhet se Donald dhe ish-modelja Melania, 47-vjeçare, flenë në dhoma të ndara. Çifti i fundit që kishte vepruar kështu ishte John dhe Jackie Kennedy.

Ndërsa, duke folur për rutinën e presidentit, Wolff zbulon se Trump-i ka një çelës për dhomën e tij, e pasi që mbyllet aty larg gruas dhe shërbimit ai ha hamburgerë derisa përcjell hiç më pak se tre televizorë.

Besohet se presidenti preferon McDonalds dhe ushqime të tjera të shpejta sepse jeton me frikën se mund të helmohet, ngase, sipas tij, ushqimi i shpejtë është i përgatitur në një mënyrë dhe vend më të sigurt se ushqimet tjera.

Wolff thotë se askush, as vetë Trump ose të tjerët që merrnin pjesë në organizimet e fushatës, nuk besuan se ai do të mund të fitonte.

Ai shkruan: “Kur zgjedhjet po përfundonin, Trump u bë më optimist. Qëllimi i tij kryesor ishte fitorja”.

‘’Unë mund të bëhem njeriu më i famshëm në botë’’, i kishte thënë Trump një mikut të tij atë kohë.

Ish-krahu i djathtë i Trump-it, gjithashtu, shpjegon se në natën kur u shpallën rezultatet finale, gruaja e tij Melania Trump kishte qarë dhe ata lot nuk ishin lot gëzimi. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart