Liberalizimi i vizave, Kosova me pritjet më të gjata


06/12/2018

Derisa të fillojë lëvizja pa viza në BE, përkatësisht në fillim të vitit 2020, do të bëhen gati 20 muaj prejse Komisioni Evropian dha rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave për Kosovën pas përmbushjes së të gjitha kritereve të përcaktuara për vizat.

KE-ja ka dhënë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave për Kosovën më 18 korrik të këtij viti. Edhe Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit, ndërsa çështja ka ngecur te Këshilli i Ministrave të BE-së, i cili as që e ka futur në agjendë për takimin e kësaj të premte çështjen e liberalizimit të vizave për vendin.

Por ekspertët e integrimeve evropiane kanë vlerësuar për gazetën “Zëri” se Gjeorgjia dhe Ukraina, dy vendet e fundit që e kanë fituar liberalizimin e vizave në BE, kanë qenë më “të shpejta” se Kosova.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart