Labi thotë se do t’i dhurojë 500 euro djalit “a ban me fol” për shkak të gjendjes së tij


06/03/2019

Ai u bë i famshëm pikërisht gjatë festës kur Hashim Thaçi ishte shpallur president, duke u përqesh në masë të madhe.

Ndërkaq Gazeta Express sot ka raportuar për rastin, duke përcjellë tek lexuesit rrëfimin e një familjari të njërit nga protagonistët e videos, i cili tregonte se si djaloshi i cili në videon “A ban me fol” po ballafaqohet me përbuzje si dhe si pasojë e tyre po has në vështirësi për ta kryer shkollimin.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

Jam përkrahës i këtij djali dhe nuk e pêrqeshi se kam djalin në shtëpi , dhe e di se si do të ndjehem nesër si prind nëse i ndodh ndonjë gjë. Prandaj lereni injorancen e dujeni e perkraheni njëri tjetrin.

BESIM VELLA, të hënen do të takoj, dhe përshkak shkollimit tēnd që e ke ndërpre, unë them vazhdo , unë do ti dhuroj nga rroga ime 500 euro fillimisht, sepse kam dhe raste të tjera, dhe vazhdo vëlla përpara se je STUTEND.
Me pas punua ne, si në politik e si në jetë për mbarë, sa punohet pêr mbrapsht në këtë KOSOVË do të kishin ecur punët shumë pêrpara!

Prandaj jemi bërë shoqeri e perqeshjeve edhe aty ku nuk duhet!!
Qeshni nderkombetarët ose ndonjë me ngjyrë të ZEZË SI PUNA ATIJ ZEZAKUT që na e përqeshi shqiptarin tonë!

Hapniii sytë mirë vllezer e motra, e jepjuni kurajo të rinjëve e të rejave, jo injorime.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart