Ky është moti për nesër


12/01/2019

HMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira do të ketë mjegull dhe ngrica në gjithë territorin e vendit”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart