Ky është komenti i Ministrit të PDK-së për takimin Thaçi-Putin


16/11/2018

Por ky takim, është komentuar mjaftë shumë edhe nga politikanët tanë.

Të enjten mbrëma në emisionin “DPT te Fidani”, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se presidenti Thaçi është një njeri i paevitueshëm i Federatës Ruse.

“Sa i përket takimit me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, konsiderojë, që sot Republika e Kosovës, është një realitet politik aq i fuqishëm, saqë është i paevitueshëm edhe për Federatën Ruse. Liderët e Republikës së Kosovës, në këtë rast presidenti Thaçi, sot është një njëri I paevitueshëm edhe për Federatën Ruse”, tha Tahiri në T7.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi këtë takim e ka quajtur si shumë shqetësuese, ku paralajmëron se Kosova do ta paguajë shtrenjtë këtë  veprim të Thaçit.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, tha se këtë takim e ka aranzhuar Erdogani ose Makroni.

“Unë mendoj se takimin e ka aranzhuar ose Erdogani ose Makroni”, tha Kusari-Lila, në DPT.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se kemi një president që nuk mund t’i zëmë besë.

“Kemi një president të cilit nuk mund t’i zëmë besë se as çka ka folur atje, as çka nuk ka folur në Paris, pasi ndryshe deklarohet këtu e ndryshe atje. Është mirë që presidenti Putin është deklaruar në mënyrë të tillë, në qoftë se është deklaruar. Por, unë jam i bindur se nuk mund të arrijmë marrëveshjen me Serbinë për normalizim marrëdhëniesh e as për njohje reciproke pa angazhim të fuqishëm të SHBA-së”, u shpreh Mustafa, para gazetarëve. /GazetaExpress/.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart