Kushëriri i Sami Lushtakut kërkon kthimin e Hashim Thaçit në krye të PDK-së


11/10/2018

Rënia e partisë sipas tij ka ndodhur për shkak të largimit të Hashim Thaçit nga pozita e kryetarit. Ia ka përmendur humbjen e zgjedhjeve dhe humbjen e komunave.

“Partia Demokratike si parti e vlerave, parti e shtetformimit dhe shtetndërtimit, si ka qënë, dhe si është sot, vërtetë është për keqardhje.Se a ka ndiku ne rënien e partisë nderrimi i liderit te saj, kjo vërehet qartë, në kohën kur Hashim Thaçi ishte në krye të PDK-së, kjo parti kishte fituar katër palë zgjedhjeradhazi, dy palë zgjedhje parlamentare dhe dy palë zgjedhje lokale,ndërsa sot, përveq rënies drastike të votave në nivel vendi, nga 17 komuna ku kemi qeverisë sot qeverisim vetëm 5 sosh!”, ka shkruar, Lushtaku, transmeton Gazeta Express.

Më tej, ai thotë se në kohën e Hashim Thaçit, në PDK ka qënë frymë tjetër, ka pasë vendimarrje, gjithqka ka shkuar në bazë të hierarkisë në parti.

“Une si qytatar i thjesht i Republikes së Kosovës, dhe si votues dhe kontribues i PDK-së qe nga themelimi i saj, mendoj që në pozitën ku, ka qënë Partia Demokratike, munde ta rikthej vetëm, kthimi i Hashim Thaçit ne krye të saj”, ka përfunduar ai.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart