Kush mbetet në krye të AKI’së kur dorëhiqet drejtori


27/01/2017

Nga sot, sipas Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, AKI’në e drejton zëvendësi i Selimajt, Latif Merovci, shkruan Gazeta Express. 

“Zëvendësdrejtori i AKI-së përkohësisht kryen dhe ushtron përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së gjatë mungesës apo paaftësisë të drejtorit. Në rast të paaftësisë të përhershme, zëvendësdrejtori i AKI-së kryen dhe ushtron përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së deri në kohën kur zëvendësimi i Drejtorit të KIA-s emërohet në mënyrë formale”, thotë pika e 6’të e Ninit të 6’të të Ligjit për AKI’në, që përcakton kompetencat e zëvendës drejtorit. 

Latif Merovci është emëruar Zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në Shkurt 2015, nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës. Në të njëjtën kohë kur në pozitë kishte ardhur edhe Agron Selimaj si shef i AKI’së. 

Merovci ka ndjekur studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik, në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës. Ka përfunduar studimet Master në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës, ndërsa fakultetin në fushën e Bankave dhe Financave në të njëjtin Universitet.

I specializuar në fushën e Inteligjencës, Luftimin e Terrorizmit, Luftimin e Pastrimit të Parave, Hetimeve, Hetimeve Financiare, etj.

Nga viti 2013 deri më 2015 ka qenë i angazhuar si Asistent në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 2009 deri 2013 ka qenë i emëruar në pozitën e Zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Merovci prej viti 2000 deri 2009 ka punuar në Policinë e Kosovës në pozita të ndryshme drejtuese. Pesë vitet e fundit ka qenë Drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ka mbajtur gradën e Nënkolonelit.

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbokroate. /GazetaExpress/. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart