Kur do të përfundojë zgjerimi i rrugës Skenderaj-Drenas?


21/10/2018

Pas disa ndërprerjeve të punimeve nga shtatori i vitit 2014, Ministria e Infrastrukturës ka thënë se punimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet të planifikuar.

“Në zgjerimin e rrugës regjionale R 102, me gjatësi 17 kilometra, aktualisht është duke u punuar në dy segmente Marinë – Tërstenik. Punët janë duke u zhvilluar me intensitet të planifikuar nga kompanitë e kontraktuara dhe menaxherët përgjegjës. Duke shpresuar që nuk do të paraqiten probleme shpronësimi, për të cilat Ministria e Infrastrukturës nuk është përgjegjëse, që do të ngadalësonte dinamikën e punimeve”, ka thënë zyra e MI-së për kallxo.com

Ministria e Pal Lekajt ka thënë se njëri segment do të përfundojë për 180 ditë ndërsa tjetri për 230 ditë punë.

“Segmenti i parë, rreth 3 kilometra e gjysmë, ka filluar në prill të 2018-ës parashihet të përfundoj për 180 ditë pune dhe projekti po zhvillohet sipas planit dinamik. Ndërsa segmenti i dytë, me gjatësi rreth 3 kilometra, i filluar po në muajin prill, parashihet të përfundoj për 230 ditë pune dhe të gjitha punët po kryhen sipas planifikimit”, ka thënë zyra e Lekajt.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart