Kryeministri Haradinaj thotë se nuk do t’i zbehet besimi në Amerikën për shkak të vizës


18/01/2019

Kreu i ekzekutivit gjatë takimit me 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve “Europian Master in Human Rights and Democratisation”, shtoi se ky shtet ka ndihmuar Kosovën që nga viti 1999, prandaj edhe nuk do të ndërrojnë qëndrim.

“Besimi im në ShBA nuk ndryshon me vizë apo pa të, na kanë ndihmuar në vitin 99, por ky është vendim i një shteti dhe nuk do ndryshojë asgjë tjetër”, tha ai.

Mediet kanë raportuar se Haradinajt i është refuzuar viza për SHBA.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart