Kremlini: Kemi pasur kontakte me ekipin e Trumpit


11/11/2016

Kjo deklaratë vjen pas akuzave nga kampi i demokrates Hillary Clintonit se ekipi i republikanit Donald Trump ka pasur raporte të ngushta me regjimin rus, të cilat Trump i ka mohuar vazhdimisht.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, ne jo vetëm që kemi dërguar disa sinjale përmes përfaqësuesve ose edhe mesazhe private”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, teksa ka folur për komunikimin lidhur me stafin e Trumpit.

 “Qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Jemi të gatshëm për bashkëpunim me udhëheqësit amerikanë për normalizim të raporteve”, ka shtuar ajo.

“Nuk mund të them që kemi pasur raporte me të gjitha nga stafi i Trumpit, por disa nga ta kanë qenë në komunikim me përfaqësuesit rusë”, ka thënë zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov. /Express/

 

 

 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart