Krasniqi i bën fajtor ndërkombëtarët dhe partitë që Kosova nuk përfaqësohet me flamur kuq e zi, lëvdon Majlindën


08/08/2016

“Pse
nuk themi: Përgjegjësinë për pozitën e kombit shqiptar sot e
kanë, partitë më të mëdha politike (në Shqipëri e në Kosovë),
partitë që po qeverisin më vendin, sidomos pas qershorit të vitit
1999. Pse
nuk themi që përgjegjësit i kanë qeveritë në Tiranës e në
Kosovës, të cilat edhe ashtu po qeverisin keq, madje tepër keq,
sidomos qeveria e Kosovës. Kush na ka faj që nuk po e ndërtojmë
dot shtetin e së drejtës as në Shqipëri e as në Kosovë? Dhe po
i lamë të tjerët të na “ngrehin për hunde”?” thekson
Krasniqi në shkrimin e tij duke shtuar se Majlinda është
sportiste, që na përfaqësoi me dinjitet në Lojërat Olimpike të
Brazilit.

Krasniqi
ka drejtuar kritika edhe kundrejt Akademisë të Shkencave dhe e
Arteve të Kosovës(ASHAK)
duke th
ënë
“Pse nuk themi që Akademitë tona, në Shqipëri e në Kosovë,
nuk janë duke u rreshtuar në mbrojtje të kombit e as të tërësisë
së atdheut? Akademitë tona për çdo gjë kanë zgjedhur heshtjen?!
Kush na ka faj, që trurin e kombit e kemi lënë të plakur?! A nuk
e pamë përfaqësimin e mjerë të ASHAK-ut në Debatin për
Demarkacionin?! Dhe të gjithë heshtëm!”


përfundim të shkrimit pasi e falenderon Majlindën për
përfaqësimin dinjitoz Jakup Krasniqi thekson se “Sportistet nuk e
kanë për obligim luftën politike, por luftën sportive për
përfaqësim dinjitoz, të vendit e të kombit si edhe luftën për
medalje, e arta është më e dëshirueshmja për sportistin a
sportisten dhe ketë e bëri Majlinda! Këtu vetëm urimi e përgëzimi
ka kuptim!” /Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart