KOSTT, KEK dhe Telekomi pranë protestave


11/02/2019

Në kërkesën e drejtuar këtyre ministrive thuhet se punëtorët e tri ndërmarrjeve janë të pakënaqur me kufizimet që u janë vënë në Ligjin për pagat.

KOSTT, KEK DHE TELEKOMI PRANË PROTESTËS

Deri të hënë, kur ishte afati i fundit për një përgjigje, sindikalistët thonë që nuk kanë pranuar asnjë të tillë.

Nexhat Llumnica, nënkryetar i Sindikatës së KEK’ut thotë se të martën do të vendoset për fillimin e protestave ose jo.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk është përgjigjur në pyetjet e T7.

Ndërkaq, Ministri i Ministrisë së Administratës Publike për T7 ka thënë se përfshirja e punëtorëve të KEK’ut, KOSTT dhe Telekomit në Ligjin për Pagat, ishte bërë me mënyra procedurale në Kuvend.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka pranuar ankesa sa i përket Ligjit për Paga.

Ligji për Pagat ka kaluar në Kuvend më 2 shkurt.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart