Daçiqi s’ka sukses, Gambia e gatshme për marrëdhënie diplomatike me Kosovën


08/03/2018

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar në Facebook se shteti i Gambisë është i gatshëm për marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

“Edhe një lajm i mirë për shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Përkundër përpjekjeve dëshpëruese të fqinjit tonë verior, Republika e Kosovës po vazhdon të shënojë suksese.

Lajmi i mirë vjen nga Gambia, e përfolur dhe e shënjestruar nga kundërshtarët tanë. Marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet do t’i vendosim brenda pak ditësh duke e akredituar edhe ambasadorin tonë jo rezident në këtë shtet. Falënderim i madh për presidentin, Qeverinë dhe popullin e Gambisë”, ka shkruar në Facebook.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart