Kompanitë gjermane po përgatiten për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja


21/01/2019

Ligjvënësit gjermanë gjithashtu po marrin masa. Qeveria e Gjermanisë i ka hartuar dy pako ligjore për rregullimin e statusit të banimit të qytetarëve britanikë, që është një hap i nevojshëm për shkak të humbjes së lirisë së lëvizjes në Bashkimin Evropian. Edhe Komisioni Evropian ka ndërmarrë masa emergjente për ndryshimin e ligjeve për parandalim të bllokimit të tregtisë.

Njëra nga kompanitë gjermane që pritet të preket më së shumti nga dalja pa marrëveshje e Britanisë së Madhe është prodhuesi i veturave luksoze, BMË. Kjo kompani gjigante ka katër fabrika në Britani të Madhe, ndërsa më shumë se 200 mijë vetura të llojit “Mini”, që është në pronësi të BMË-së, prodhohen çdo vit në Oksford.

Në momentin që Britania largohet nga Bashkimi Evropian, kompania planifikon ta mbyllë fabrikën në Oksford për katër javë, në mënyrë që të shmanget kaosi i transportit. Nëse kamionët bllokohen në kufi, është planifikuar edhe transportimi i pjesëve me helikopterë. Sidoqoftë, kompania thotë se kjo mënyrë e transportit është shumë e shtrenjë dhe nuk mund të zbatohet për një kohë të gjatë, shkruan “Der Spiegel”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart