Koci: Papa Françesku nderon të gjithë shqiptarët


09/10/2016

“Dom Ernest Troshani sot u shpall Kardinal nga ana e Papa Françeskut. Më 21 shtator 2014 ai dëshmoi para Papës, vuajtjet e tij dhe të Kishës shqiptare përgjatë komunizmit. Papa u përlot kur e dëgjoi historinë e tij, përgjatë 18 viteve burgim në kazamatet komuniste”, ka shkruar Koci në Facebook.

“Kardinali tjetër përpara Troshanit ishte Mikel Koliqi, vëllau i Ernestit, edhe ai i shpallur kardinal prej Gjon Palit II, për dëshminë e jetës së krishterë dhe për martirizimin”, ka kujtuar Koci.

“Ky është një nderim dhe mirënjohje që Papa Francesku na bën gjithë neve, klerit katolik dhe martirëve që vuajtën gjatë komunizmit – duke e përfshirë axhën tim – Viktor Koci”, ka shkruar avokati në rrjetin social.

“Duhet pasur parasysh, që kleri katolik shqiptar, gjithmonë ka pasur orientim të theksuar patriotik: kombi pastaj feja”, ka shtuar Koci.

“Pas shenjtërimit të Nënës Terezë, ky është nderimi i radhës që Papa na bën neve shqiptarëve! Papa Françesko – Laudeatur Jesus Christus!”, thuhet në shkrimin e Kocit në Facebook.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart