Kishin kryer 30 vjedhje, policia e Kosovës i arreston 5 persona


18/01/2019

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, ndërmjet datave 15 dhe 17 janar 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar:

E. SH, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

A. SH, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

G. E, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

A. K, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

B. SH, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar këto sende:

Një biçikletë

Një lopë

10 dele

Dy televizorë

Dy laptopë

Vegla pune

Një motosharrë

Gjashtë shpues (hillt)

Një thithëse elektrike

Një makinë larëse e automjeteve

Dy aparate të kafesë dhe

Gjësende tjera që ndërlidhen me këto vepra penale

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve legjitim.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart