Këto janë disa nga rastet më të bujshme të helmimeve për arsye politike


13/03/2018

Të hënën mediet britanike informuan që një ish-agjent rus që punonte për shërbimet britanike gjendet një një status kritik pas ekspozimit me një substancë të panjohur. Më poshtë po japim 5 rastet më të bujshme të helmimit në këto 40 vitet e fundit.

VX në aeroport
Kim Jong-Nam u sulmua në 13 shkurt 2017 në Kuala Lumpur me VX, një agjent neurotoksik i konsideruar si një armë e shkatërrimit në masë me një sulm të pazakontë, i denjë për Luftën e Ftohtë që tronditi opinionin publik dhe që provokoi një krizë diplomatike mes Malajzisë dhe Koresë së Veriut. Gjysmëvëllai i Kim Jong-Un-it duhet të udhëtonte deri në Makao në jug të Kinës, përfundoi i vdekur në më pak se 20 minuta. Autopsia tregoi mbetje VX, një substancë që provokon një kolaps respirator dhe një arrest kardiak. Ky helm është kaq i fuqishëm sa një dozë është e mjaftueshme për të vrarë një të rritur dhe mund hyjë në gjak përmes inhalimit ose nga kontakti me lëkurën.

Çaj me polonium
Në nëntor të 2006 ish-spiuni rus Alexandre Litvinenko, opozitar i presidentit Vladimir Putin, vdiq në moshën 43 vjeçare në një spital londinez, viktimë e një helmimi me polonium, substancë radioaktive. Tre javë më parë ky njeri po pinte çaj me një agjent tjetër rus, Andrei Lugovoi. Vdekja e tij provokoi një krizë diplomatike mes Londrës dhe Moskës që gjithmonë ka refuzuar të ekstradonte personin e dyshuar.

I shpërfytyruar me dioksinë
Në shtator të 2004 ukrainasi Viktor Yushchenko, kandidat i opozitës dhe hero i revolucionit portokalli u sëmur rëndë gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale kundër kandidatit favorit të Moskës, Viktor Yanukovich-i. Mjekët austriakë identifikuan tre muaj më vonë një helmim me dioksinë të tipit TCDD, një agjent kancerogjen që prodhon një akne në lëkurë. Fatmirësisht Yushchenko u kurua në kohë dhe mbijetoi e u zgjodh president në janar të 2005. Pavarësisht kujdesit fytyra e tij e deformuar ruan gjurmët e sëmundjes.

Një injeksion në qafë
Në shtator të 1997 në Aman, agjentët e Mosadit, shërbimet e inteligjencës izraelite të veshur si turistë kanadezë u përpoqën të vrisnin Khaled Mashal-in, drejtuesin e lëvizjes islamike Hamas duke i injektuar helm në qafë. Sulmi ndodhi gjatë një reprezalje nga bombardimet vrasëse të markatos, Mahane Yehuda në Jerusalem që në korrik kishte vrarë 16 persona dhe plagosur 178. Mashal i futur në komë u shpëtua nga ndërhyrja e mbretit Hysein të Jordanisë që i kërkoi qeverisë izraelite antidotin në këmbim të lirimit të dy autorëve të atentatit.

Çadra bullgare
Në shtator të 1978 shkrimtari disident bullgar, Georgi Markov u sulmua kur po priste një një autobus, në Londër nga një i panjohur që duke kaluar i injektoi me një çadër një substancë. Markovi nuk i dha rëndësi këtij incidenti dhe e pa njeriun e çadrës të largohej qetësisht. Orë më vonë pati një temperaturë të lartë dhe 4 ditë më pas vdiq.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart