Këshillat e Ermal Sadikut për ata që duan të investojnë në valuta virtuale (Video) - Gazeta Express

Këshillat e Ermal Sadikut për ata që duan të investojnë në valuta virtuale (Video)

20/07/2017 21:50

Inxhinieri Sadiku në emisionin Komiteti ka treguar se të rinjtë në Kosovë kanë interesim për të investuar në paratë e tyre në Bitcoins dhe valuta të tjera të ngjashme. Ai thotë se përvec të rinjëve, nga kjo janë tërhequr edhe biznesmënët që duan të provojnë diçka të re.

Sadiku këshillon kosovarët që fillimisht të mos investojnë në diçka që nuk e kuptojnë, ndërsa për ata që e njohin funksionimin e tyre, valutat virtuale mund të jenë një mënyrë kreative për të fituar.

Por, ai tregon se valutat virtuale nuk japin ndonjë garancion dhe nuk dihet nëse rritja e tyre do të vazhdojë, apo mund të kenë rënie.

Për më shumë detaje ndiqeni videon e mëposhtme:

Emisioni “Komiteti” – Mysafir, Ermal Sadiku

Uploaded by Gazeta Express on 2017-07-20.