Kerry sulmon Trumpin për Twitter


10/01/2017

.Në komentet më të drejtpërdrejta kundër miliarderit që prej zgjedhjes së tij president më 8 nëntor, kryediplomati në largim sugjeroi gjithashtu se, të emëruarit për poste në kabinetin e ri po lejohen nga Kongresi të mos paraqesin deklaratat tatimore para seancave të konfirmimit të tyre në Senat.

“Çdo vend në botë duhet të shqetësohet për populizmin autoritar dhe mungesën e përmbajtjes në dialogun politik. Nëse politikat do të bëheshin nga 140 shkronja në Twitter dhe nëse çdo llogaridhënie e arsyeshme do të anashkalohej, atëherë ne kemi një problem”, tha John Kerry.

Ai përmendi dallimin mes zgjedhjes së tij si Sekretar Shteti 4 vite më parë, kur – siç tha, – iu desh të siguronte një sërë dokumentesh, dhe pjesëtarëve të kabinetit “Trump”, të cilëve sipas tij po u ofroheshin një sërë lehtësirash para seancave të konfirmimit.

Në muajin dhjetor, drejtuesi i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Corcer deklaroi se paneli nuk i kishte kërkuar Rex Tillersonit, i zgjedhur nga Trumpi si Sekretar Shteti, të dorëzonte deklaratat tatimore.

Walter Shaub, drejtor i Zyrës Federale të Etikave qeveritare u tha në një letër senatorëve javën e kaluar se ishte tepër i shqetësuar për mosplotësimin e procedurave nga ana e të emëruarve të kabinetit “Trump”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart