Kërkohet rritja e pagës minimale


09/02/2019

Kuvendi i Kosovë, të shtunën që lamë pas miratoi ligjin për paga.  Aty pothuaj se të gjithë punonjësve publik, u janë rritur të ardhurat. Por, kjo rritje duket se e ka shtuar hendekun në mes të sektorit publik dhe atij privat.

KËRKOHET RRITJA E PAGËS MINIMALE

Këta të fundit, kanë paga shumë më të ulëta krahasuar me sektorin publik.

Azemi, po kërkon që të ketë rritje të pagës minimale në Kosovë.

Ndërkohë, për çështjen e pagës minimale një iniciativë e ka nisur Partia Social Demokrate.

Këta kanë iniciuar një interpelancë në Kuvendin e Kosovës vetëm për këtë çështje.

Ndërsa thonë, se paga minimale në Kosovë është më e vogla në rajon.

Partia Social Demokrate, ditë më parë kishte kushtëzuar votën e saj për buxhetin, me miratimin e ligjit për paga.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart