Kërkohet paraburgim për personin që goditi me veturë një 12-vjeçare në Rahovec


07/03/2019

Në një komunikatë të Prokurorisë Themelore të Gjakovës thuhet se i dyshuari nuk i ka respektuar rregullat e trafikut rrugor dhe ka rrezikuar jetën e 12-vjeçares.

“Me datën 06.03.2019, i pandehuri duke vozitur automjetin e tij, në aksin rrugor Kramovik -Xërxë, në afërsi të një shkolle fillore të fshatit Radostë, duke mos respektuar rregullat e trafikut rrugor, ka rrezikuar jetën e tani të dëmtuarës, B.Z., e moshës 12 vjeçare, e cila ishte duke e kaluar rrugën, ku i pandehuri e ka goditur atë, dhe me lëndimet të cilat i ka marrë e dëmtuara është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është dërguar në QKUK në Prishtinë, gjendja e së cilës është shumë e rëndë dhe ende e paqartë për mbijetesë”, theksohet në komunikatë.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit H.A., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart