Kërcënoi me vdekje ministrat, suedezi dënohet me tetë vjet burgim


11/02/2019

Gjatë verës së 2017 burri kishte dërguar në adresë të shtëpisë së tyre një zarf që përmbante pluhur të bardhë dhe kërcënime ndaj 21 anëtarëve të qeverisë suedeze, përfshirë kryeministrin Stefan Löfven, të zgjedhurve lokalë dhe personaliteteve nga bota e kulturës.

Megjithëse pluhuri rezultoi i parrezikshëm, agresori kërkonte të përhapte frikë dhe të ushtronte presion ndaj shoqërisë, që përbën një rrethanë rënduese, vlerëson Gjykata e Apelit të Stokholmit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart