Katër të vdekur nga shpërthimi në qendër të Parisit


12/01/2019

Disa makina janë rrotulluar dhe shumë ndërtesa janë dëmtuar nga shpërthimi në rrugën “Rue de Trevise”. Raportohet se shkaktar i zjarrit është rrjedhja e gazit. Në vendin e ngjarjes janë parë shumë dëme materiale, përfshirë veturat e shkatërruara dhe xhamat e thyer të dyqaneve.

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, e ka vizituar vendin e tragjedisë dhe ka thënë se situata tashmë është vënë nën kontroll. Gazeta “Le Parisien” ka raportuar se furra nuk ka qenë e hapur për klientë në kohën e shpërthimit.

Të lënduarit nga ky zjarr janë dërguar në spital me helikopterë. Një dëshmitar i rastit ka thënë se fuqia e shpërthimit ka qenë shumë e madhe. Është raportuar se nga shpërthimi i zjarrit kanë mbetur rreth 20 persona të lënduar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart