Juncker: Nuk shoh mjaftueshëm progres për Brexit


19/02/2019

“Nesër do të takohet me May (…) por nuk shoh mjaftueshëm lëvizje për të menduar se do të jetë një bisedim produktiv”, ka thënë ai.

“Nuk e di se çfarë do të më thotë May nesër (…) Nuk vendos Komisioni Europian se kur do të Largohet Britania e Madhe nga BE-ja, por është Britania e Madhe”, ka shtuar Juncker.

“Theresa May thotë se Britania e Madhe do të dalë më 29 mars. Nëse do të qëndrojë përtej marsit, si anëtar i BE-së do të duhet të organizojë zgjedhje europiane. Traktati është traktat dhe kjo është ajo që thotë”, theksoi Juncker në një deklaratë të bërë në “Twitter”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart