Janeva: Ivanovi do të ketë mjaft punë


14/04/2016

Mesazhi i Janevës për Ivanovin erdhi pas vendimit të
presidentit për falje kolektive të një numri të madh të politikanëve,
funksionarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Vendimin
e Ivanovit e ka komentuar edhe prokurorja speciale Lençe Ristovska.

“Analizojmë
vendimin e Ivanovit, nga i ka marrë informatat e fshehta për ta krijuar listën
e të falurve”, tha Ristovska.

“Pasi
që procedurat tona janë të fshehta dhe nëse zbulojmë ndonjë që i ka dhënë këto
të dhëna të fshehta ai/ajo do të japë llogari. Ne nuk e pranojmë vendimin e
Ivanovit për asnjë që e ka falur”, tha Ristovska.

Ajo
shtoi se, PSP ka detyrë ligjore të vazhdojë me punë dhe nuk ka vend për
brengosje dhe se do të vazhdojë me punë dhe do të kërkojë konfiskim të pasurisë
së marrë ilegalisht nga personat në fjalë.

“Asnjë
person nuk mund t’i ikë drejtësisë, do të japë llogari dhe do të kthejë atë që
e ka marrë”, tha Ristovska, raporton Portalb.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart