Ja si ndihmoi manikyri për ta mbajtur sekret ‘Panama Papers’


12/04/2016

Në një intervistë me CNN këtë të hënë, ata rrëfyen se si një manikyr i ndihmoi për ta mbajtur “Panama Papers” sekret.

Vitin e kaluar ata morën një propozim nga një burim anonim-ende i paditur edhe sot e kësaj dite – që pyeste nëse ata ishin të interesuar për të dhëna.

Ajo që Bastian dhe Frederik morën ishte rrjedhja më e madhe e informacionit në histori.

Ishte e qartë që “Panama Papers” kishte potencialin për të turpëruar, ose akoma dhe më keq të implikonte, liderët botërorë dhe individë të sanksionuar ndërkombëtarisht duke i lidhur ata me llogari bankare offshore që thuhet se mbronin pasuri nga taksat.

Këtu hyn në lojë manikyri i thonjve.

“Kjo është pjesa kur e dashura ime qeshi me mua, kur unë bleva atë manikyr,”tha Fredereik.

Megjithatë ai u përdor për një qëllim serioz.

Bastian dhe Frederik kishin krijuar tashmë një dhomë të veçantë në një nga zyrat e gazetës së tyre gjermane ‘Süddeutsche Zeitung’ ku vetëm disa njerëz kishin akses dhe kompjuterët brenda saj nuk qëndronin kurrë të lidhur me internetin.

Ata donin të ishin të bindur se të dhënat do të qëndronin tërësisht të sigurta dhe larg njerëzve që “fusnin hundët” kudo.

Kështu që gazetarët e tajkaluan pak cakun kur përdorën manikyr me xixa (ngjyra nuk dihet) për të lyer vidat e mbajtësve të kompjuterëve të tyre – nëse njeri do i prekte, manikyri do të prishej dhe ata do e zbulonin se dikush kishte tentuar të vidhte informacion”

“Në Gjermani nuk është aq e rrezikshme”. shprehet Bastian.

“Por prapë, kishim ndonjëherë të tilla mendime. Po. Po, e bëmë”, tha ai, transmeton OraNews.

“Ne ishim më shumë të shqetësuar për sigurinë e kolegëve tanë në Rusi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme”, shton ai.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart