Ja kë ka falur Ivanovi


13/04/2016

Në mesin e tyre janë kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministër i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, zëdhënësi i Qeverisë Martin Protugjer, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ish-funksionari i DSK-së Zoran Verushevski, kryeministri dhe presidenti i dikurshëm i Maqedonisë Branko Crvenkovski, ish shefi i sigurimit të Gruevskit, Dejan Mitrovski-Urko, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe anëtari i KSHZ-së nga radhët e PDSH Bedredin Ibraimi, njofton Portalb.

Më së shumti ka falje për Janakieskin dhe Jankullovskën. Ata janë në krye të listët me gjithsej 27 falje, për Nikolla Gruevskin dhe Martin Protugjerin nga 5 falje, ndërkaq për Zoran Zaevin dhe Zoran Verushevskin nga 2 falje.

Vendim për falje ka edhe për guvernatorin e kompanisë “Dajners klub Maqedoni” dhe bashkëshortin Radmilla Sheqerinskës, Bozhidar Jankovski.

Edhe prokuroret speciale Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavrill Bubevski janë gjendur në mesin e të amnistuarve nga Gjorge Ivanov.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart