Ivanov sot do t`i pranojë ambasadorët Xhes Bejli dhe Aivo Orav?


14/04/2016

Jozyrtarisht, ambasadorët kanë kërkuar takim me Ivanovin qysh pardje kur vendimi u bë publik, por ai nuk i pranoi, transmeton TetovaSot.

Edhe sot në mëngjes nga kabineti i Ivanovit nuk dhanë vërtetim për takimin e sotëm.

Thuan se janë duke kontrolluar nëse në agjendën e kryetarit ka një ngjarje të tillë, dhe kur do ta kuptojnë do ta informojnë opinionin.

Departamenti amerikan i Shtetit dje me anë të një komunikate kërkoi nga Ivanovi që ta tërheqë vendimin e tij për falje dhe t’u mundësojë gjykatave dhe Prokurorisë Speciale Publike që t’i gjykojnë pa presione zrtarët e involvuar në krime.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart