Ivanov: BE t’i ndihmojë Greqisë për ta zbrazur kampin në Idomeni


12/04/2016

“Institucionet e Maqedonisë e
ndërmorën gjithë atë që duhej të merret nga institucionet greke që të pengohet
tentimi për hyrje masive të emigrantëve në territorin tonë. Kështu që i bëjmë
thirrje BE-së që t’i ndihmojë Greqisë për ta zbrazur kampin në Idomeni prej ku
vijnë kohëve të fundit të gjitha tentimet e paligjshme për kalim në territorin
tonë dhe përgjatë korridorit i cili është mbyllur me vendim të Brukselit. Deri
sa të ekzistojë ky vendim, ne do ta respektojmë dhe nuk do të lejojmë kalim të
paligjshëm në territorin tonë. Nuk i ngjan një vendit-anëtar në BE dhe NATO,
vend i cili ka marrë pjesë në bartjen e këtij vendimi për mbylljen e
korridorit, të mos e respektojë këtë vendim dhe të lejojë të rrezikohet
territori i shtetit të saj fqinj me kalim të ligjshëm të migrantëve”,
deklaroi Ivanovi.

Theksoi se nga pala greke nuk ka pasur
kurrfarë informacioni për ndodhitë në Idomeni dhe mundësi për incident.

I pyetur për reaksionet e autoriteteve
greke pas incidentit të së dielës, Ivanov me qëndrim: “Ministria greke e
Punëve të Jashtme në vend se të dërgojë demarsh duhej të na njoftojë për gjithë
atë që ndodh me ditë të tëra në kampin Idomeni, nga ana e të ashtuquajturve
vullnetarë – persona të cilët e kanë organizuar gjithë këtë dhe kanë ndarë
afishe në gjuhën arabe dhe kanë kryer përgatitje për hyrje të dhunshme në
territorin tonë”, tha Ivanovi.

Presidenti i Maqedonisë në intervistë
përkujtoi edhe në tentimin e fundit për hyrje të paligjshme të grupit më të
madh të migrantëve në territorin e Maqedonisë, ndërsa theksoi edhe në barrën që
vendi e mban në përballjen me krizën.

I pyetur për vlerësimin e nivelit të
marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, Ivanov me koment se kriza e
refugjatëve ka qenë një mundësi që marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë të
jenë në nivel shumë më të lartë, sepse përballemi me një sfidë e cila i prek që
të dy shtetet.

Por, kjo mundësi nga pala greke ishte
lënë pas dore, edhe pse ende ekziston kohë. Masat e ashtuquajtura për ndërtim
të besimit ndërtohen në aktivitete dhe ngjarje konkrete, e jo vetëm në masa
burokratike dhe aktivitetet të cilat paralajmërohen, thotë Ivanov për Mega TV.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart