ISIS-i tentoi të kryej sulm terrorist në Maqedoninë e Veriut


16/02/2019

MPB e Maqedonisë së Veriut, sipas njoftimit dërguar mediave, “pas shkëmbimit të informacioneve operative me vendin partner, në lidhje me planet potenciale dhe qëllime për kryerje të aktit terrorist në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e pjesëtarëve të strukturave radikale mbështetëse të ISIS-it, ka ndërmarrë masa operativo-teknike me qëllim të identifikimit të organizatorëve, logjisticientëve dhe kryerësve potencial të sulmit”, raporton TV21 në Maqedoni.

“Me qëllim të parandalimit të sulmit terrorist dhe realizimit të funksionit preventiv, MPB-ja ka përgatitur plan të masave dhe aktiviteteve, me çka siguroi urdhra adekuatë për zbatimin e tyre. Pas urdhrave të marrë, në disa lokacione në territorin e vendit, janë bastisur disa vende ku janë marrë gjëra dhe aparate të cilat janë të lidhura me sulmin e mundur. MPB vazhdon të kryejë aktivitete dhe të ndërmarrë masa me të cilat punon për sigurimin e qytetarëve”, theksohet në njoftimin për media të MPB-së së Maqedonisë së Veriut.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart