Ischinger: BE’ja nuk dëmtohet nga dalja e Britanisë


11/02/2019

Ai nuk pajtohet në përgjithësi me përshtypjen se, BE-ja po pëson dëme nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar.

“Për mua është e rëndësishme që ne, në radhë të parë t’i tregojmë botës anglosaksone se është e gabuar përshtypja, që projekti i integrimit europian po shpërbëhet për shkak të ‘Brexit’-it. Në fakt, mbështetja për BE-në është rritur në shumicën e vendeve dhe nuk është ulur”.

Ischinger dëshiron që të tregojë në Mynih se, “blloku europian është shëndoshë e mirë”. Këtë pritet ta theksojnë me fjalimet e tyre edhe një sërë referuesish nga Gjermania, Franca dhe vende të tjera europiane, duke përfshirë edhe Presidencën rumune të BE-së.

Ai thekson ndër të tjera edhe rëndësinë e BE-së, si një shtyllë e rëndësishme e rendit të hapur ndërkombëtar dhe të bazuar në rregulla. Një ndër detyrat e rëndësishme të Bashkimit Europian, nga sa thekson Ischinger, është të farkëtojë bashkëpunime dhe aleanca në mbarë botën.

“Ne nuk jemi vetëm. Kanadaja, Australia dhe shumë shtete të tjera ndajnë interesat tona në tregtinë e lirë, në forcimin e institucioneve ndërkombëtare dhe një rend ndërkombëtar, duke u rënë dakord për rregulla të përbashkëta”, këmbëngul ai.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart