Isa Mustafa: "Trepça" është pronë e Kosovës - Gazeta Express

Isa Mustafa: "Trepça" është pronë e Kosovës

05/10/2016 13:51

Këtë deklaratë ai e bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në rend dite të së cilës ishte Projektligji i ri për gjigantin metalurgjik “Trepça”.

“Duam me këtë ligj ta hapim të ardhmen e “Trepçës” e jo të kaluarën. Prona e “Trepçës” është pronë e Kosovës”, tha ndër të tjera ai. Ndërkohë, ministrat serbë e lëshuan mbledhjen e ekzekutivit.