Isa Mustafa flet për gjendjen e tij shëndetësore, tregon se në çfarë rreziku ka qenë


22/02/2019

Mustafa është diagnostikuar me sindromën “Gulian Barren” në janar të 2018, për të cilën ai sonte ka treguar se nuk e kishte njohur më parë derisa në një shkrim ka treguar se trajtimin e kishte bërë në një Qendër Rehabilitimi në Bad Vil Baden të Gjermanisë.

Ai ka shtuar se ka qenë në gjendje mjaftë të rëndë shëndetësore por që thotë se tani e ka kapërcyer fazën më të rëndë dhe se po punon me fizioterapeutë që ta kapërcejë.

“Faleminderit për interesimin. Unë kam pasur në të vërtetë probleme shëndetësore për një periudhë mjaftë të gjatë, u mbushën një vit. Kam qenë në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore, ishte një sindrom kështu që unë s’e kam njohur përpara por u ballafaqova pastaj me të. E kam kapërcyer atë fazën më të rëndë dhe sfidën më të rëndë, tani jam akoma në procesin e rehabilitimit ose të operimit. Jam në një proces në të cilin ndihem mirë, do të thotë punojë edhe me fizioterapeutë edhe me përkujdesje të mjekëve. Jam mjaftë i disiplinuar sa i përket respektimit të rregullave dhe të nevojës së ushtrimeve të rregullta, dhe kam shpresë që do ta kapërcejë. Tash për kohën s’mund të flas, por po e shoh që po kapërcehet, do të thotë me sukses. Është një çështje në të vërtetë një sfidë të cilën njeriu duhet ta kalojë.” – ka thënë Mustafa në “BlicInterview”. 

I pyetur rreth asaj nëse kjo gjendje shëndetësore po i pengon në procesin e punës  dhe se a ka mundur të ambientohet, ai ka treguar se ka pengesa sepse nuk është në gjendje që të lëvizë lirshëm.

“Po tani, pengesa bënë sepse nuk jam në gjendje që të lëvizi lirshëm siç kam lëvizur përpara, të themi të dal veçmas në terren, të kontaktojë me anëtarësinë, me strukturat e LDK-së të dal në zyre, për shkak edhe të shkallëve edhe problemeve akoma të themi të përballimit të tyre sepse duhet që muskulatura të kthehet në tërësinë e saj. Do të thotë këto janë problemet, mirëpo e kam praktikuar që edhe në shtëpi t’i bëjë disa takime të domosdoshme edhe me strukturat e LDK-së, edhe me njerëz nga Kryesia edhe me kryetarët. Kanë ardhur mjaft shumë edhe Përfaqësues të Jashtëm Diplomatik që të diskutojmë lidhur me qëndrimet e LDK-së lidhur me gjendjen në të cilën jemi tani. Kam pasur vizita nga të gjithë përfaqësuesit shtetëror pas që jam kthyer dhe kanë treguar interesimin e tyre. Kështu që unë jam falënderues të themi për këtë pjesën njerëzore që e kanë shprehur dhe e kanë treguar njerëzit ndaj meje në këtë periudhë,” – ka shtuar Mustafa.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart