Institucionet e Maqedonisë së Veriut me emra të rinj: disa bëhen "veriore", tjerat "kombëtare"


06/03/2019

Vendimi për riemërtimin e institucioneve zyrtarisht është marrë dje në seancën e rregullt të 124-të të Qeveirsë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjykata Kushtetuese, Prokuroria Publike, Këshilli Gjyqësor, Prokuroria Shtetërore, Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Avokati i Popullit do të jenë “të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, si dhe Kuvendi, Presidenti i shtetit, Qeveria, ministritë, Banka Popullore, Agjencitë (për punësim, emigrim, investime të huaja, për ushqim dhe veterinari).

“Republika e Maqedonisë së Veriut” do të vlejë edhe për Regjistrin Qendror, Komisionin Rregullator Energjetikë, Universitetin”Shën Kirli dhe Metodi”, Arkivin shtetëror, Muzeun Natyror-Shkencor, Kryqin e Kuq, Gazetën zyrtare, Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Kliment Ohridski”, Fondin Pensional, Institutin për Shëndet Publik, Mbrëmjet Strugane të Poezisë, Kinemanë, Muzeun e Artit Bashkëkohorë, Teatrin e Dramës, Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, SH.A ELEM, Ndërmarrjen publike “Ujësjellësi”, Parqet nacionale Mavrovë, Galiçicë dhe Pelister.

Edhe Hekurudhat e Maqedonisë bëhen të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Filarmonia nga “e Maqedonisë” do të riemërtohet në “Kombëtare”, por para emrit në vend se Republika e Maqedonisë do të duhet të vendoset “Republika e Maqedonisë së Veriut”. E njëjta vlen edhe Operën dhe baletin e Maqedonisë.

Radiotelevizioni i Maqedonisë do të bëhet kombëtar, si dhe Ndërmarrja publike “Radiodifuzioni i Maqedonisë”, e cila do të riemërtohet në “Radiodifuzioni nacional”.

Në “kombëtare” ndryshohen edhe Posta e Maqedonisë dhe Banka e Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit.

“Institucionet në vend duhet t’i ndryshojnë emrat e tyre në afat të arsyeshëm ose konform praktikave të zakonshme administrative që është në frymën e Marrëveshjes së Prespës. Me këtë do të respektohen dispozitat e Marrëveshjes, ka porositur dje shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në panel diskutimin “Perspektivat transatlantike dhe Ballkani Perëndimor”.

Dimitrovi theksoi se në pajtim me Marrëveshjen një është drejtimi i cili duhet të respektohet lidhur me institucionet, ndërsa në pajtim me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tjetër është linja që ka të bëjë me identitetin, gjegjësisht gjithçka që është e lidhur me çështjet e identitetit.

“Në këtë rast emri formal për shembull të Armatës do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së veriut, sepse ky është tani emri ynë shtetëror, por, për shembull në rastin me Tetarin Popullor Maqedonas, kemi element etnik dhe me siguri do të jetë Teatri  Popullor Maqedonas”, tha Dimitrovi.

Lidhur me ASHAM-in ka përmendur se ky është institucion shtetëror, por atje ka specifikë të caktuar dhe ka shfaqur shpresë se do të gjendet, siç tha, një zgjidhje e mirë për këtë institucion.

Ministri i Punëve të Jashtme përkujtoi se atë që MPB e ka bërë ndaj Kombeve të Bbashkuara, në mënyrë dypalëshe ndaj shteteve në botë dhe institucionet e tjera ndërkombëtare tani bëhet lidhur me institucionet shtetërore, sepse është me rëndësi praktika të formohet në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

Ndryshe, Qeveria në seancën e djeshme solli vendim për t’i urdhëruar të gjitha institucionet të bëjnë ndryshim në tabelat publike në hyrjet e tyre lidhur me emrin e shtetit, në pajtim me amendamentet 33, 34, 35 dhe 36 nga Kushtetuta, Ligji kushtetues për zbatimin e amendamenteve dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Vendimi, siç kumtoi shërbimi qeveritar për mediume, është sjell në propozim të Grupit të punës ndërdikasterial për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për siguri të Kombeve të Bashkuara, për ndalimin e vlefshmërisë së Marrëveshjes së Përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik midis palëve./MIA/

Këtu mund të gjeni listën me emrat e të gjitha insitucioneve, siç kanë qenë deri tani dhe siç do të jenë në të ardhmen.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart