Idomeni, nga 12 mijë refugjatë mbi 5 mijë janë fëmijë


13/04/2016

Fëmijët të cilët janë viktimat më të prekur nga lufta po ashtu janë të detyruar të nisen në këtë udhëtim të vështirë duke braktisur vendet e tyre. Pavarësisht se ata që janë më të goditur nga kushtet e këqija në kamp vazhdojnë të presin bashkë me familjet e tyre duke mos ditur se çfarë po ndodhë.

Këtu mund të vërehen fëmijë që luajnë me gurë mbi binarët e trenit, që kalojnë kohën me shokët/shoqet që kanë njohur në kamp, apo duke luajtur me lodrat që ua sjellin vullnetarët.

Gjithashtu mund të vërehen edhe fëmijë të cilët nuk ndahen nga nënat e tyre brenda tendës, si dhe fëmijë të cilët bartin dru për të ndezur zjarr brenda në tendë apo duke pritur në radhë për të marrë ushqime për familjen.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart