ICK & T7 sjellin "Pullë" - emisionin unik për teknologji - Gazeta Express

ICK & T7 sjellin "Pullë" – emisionin unik për teknologji

23/03/2018 20:19

Pullë është emision unik televiziv, i cili për qëllim ka promovimin e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe bizneseve startup me theks të veqantë në Kosovë dhe rajon.

Zhvillimi i hovshëm i sektorit të teknologjisë dhe inovacionit në botë dhe ndikimi i drejtpërdrejt në Kosovë, ka bërë që komuniteti të prodhojë storie të shumta të suksesit edhe në nivel global, të cilat kanë nevojë të promovohen vazhdimisht.

Hapësira e madhe mediale kushtuar politikës, sportit dhe showbizit e ka lënë pa vëmendje zhvillimin e një sektori i cili promovon vendin, krijon vende të reja të punës, edukon gjeneratat e reja digjitale dhe ndikon në përmirësimin e mirëqenies të përgjithshme të shoqërisë.

Emisionet ekzistuese të fushës së TIK kryesisht transmetojnë përmbledhje të eventeve globale, pamje nga lansimet e pajisjeve teknologjike, zbulimeve shkencore dhe lajme të ndryshme ndërkombëtare, të cilat lehtësisht mund të qasen edhe online. Ajo çfarë n’a duhet është promovimi i storieve lokale, të cilat për momentin nuk e kanë vëmendjen e merituar të mediave.

Pullë, e cila duke filluar nga 27 Mars do të transmtohet çdo të martë prej ores 18:30-19:15 në televizionin më të ri dhe më alternativ në vend “T7”, do të shfaqë storie, lajme, intervista, ngjarje, zgjidhje për problemet reale, profile të njerzve të sukseshëm dhe arritjeve të tyre. Pullë poashtu do të synojë që nëpërmjet programit të saj të ndikojë në hartimin dhe implementimin e politikave në nivel lokal dhe atë qëndror, me qëllim të përmisimit dhe zhvillimit të sektorit të teknologjisë, ndërmarrësisë dhe inovacionit.

Edicioni i parë i “Pullë” përbëhet nga 16 episode, transmetohet në periudhën Mars-Korrik 2018 dhe disa nga temat që do të shtjellohen janë: Blockchain, Biznese Startup, AR/VR, Inteligjencë Artificiale, Robotikë, Programim, Gaming, Telekomunikim, Elektronikë, Hardware/Software, Aplikacione Mobile, Search Engine Optimisation (SEO), Online Marketing, Multimedia, Social Media, Outsource, Diaspora etj.

Për më shumë informata, pëlqeni Faqen e Pullë në Facebook.